Mbahet afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore 2020

Mbahet afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore 2020

Provimi i Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë do të mbahet gjatë ditës së sotme, me fillim nga ora 10:00, në 84 qendra të testimit në të gjithë Kosovën, njofton Insajderi.

Në këtë afat testin e kanë paraqitur rreth tetë mijë e 300 nxënës, të cilët pritet të hyjnë sot në provim.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka bërë të gjitha përgatitjet që edhe afati i dytë i këtij testi, i cili këtë vit po mbahet në kushte të pandemisë COVID-19, të shkojë sipas planifikimit.

Komisioni Shtetëror i Maturës bën të ditur se në këtë proces do të jenë të angazhuar 252 komisionerë, 900 administrues dhe 84 mbikëqyrës dhe testi do të mbahet nën masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në proces.

Edhe kësaj radhe, mediet mund të kenë çasje nëpër qendra të testimit, në koordinim me komisionin e qendrës së testimit, deri në orën 09:30. /Insajderi.com