Mbahet Gara Nacionale e Diturisë, në Podujevë nuk vinë testet

Mbahet Gara Nacionale e Diturisë, në Podujevë nuk vinë testet

Në qytetin e Podujevës nuk është duke u mbajtur testi i diturisë ashtu siç ishte planifikuar të mbahej sot në të gjitha Komunat e Kosovës.

Një mësuese e shkollës fillore në Komunën e Podujevës pa dashur të tregoj identitetin e saj ka thënë për Gazetën Insajderi se ajo dhe kolegët e saj, po ashtu edhe nxënësit i kanë bërë të gjithë përgatitjet për mbajtjen e testit mirëpo testet nuk kishin arritur në shkollë.

Insajderi ka provuar të kontaktojë të me Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Podujevës, por ata nuk janë përgjigjur në telefon. Po ashtu Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë mirëpo edhe ata kanë qenë të pa qasshëm.

Nxënësit e disa prej shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë gjatë ditës së sotme kanë filluar t’i nënshtrohen Garës Nacionale të Diturisë.

Këto gara janë planifikuar nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit.

Ndryshe, këtë testim e ka mbështetur Këshilli i prindërve të Kosovës, por edhe SBASHK-u. /Insajderi.com