
Prej datës 20 deri me datë 25 u mbajt kampi i parë rajonal LGBTI+ (LGBTI+ Regional Camp 2019) në Kosovë.
CEL organizoi kampin veror për aktivistët e të drejtave të personave LGBTI si qëllim për të bashkuar personat që luftojnë për këto të drejta.
Ky kamp kishte gjithsej 18 aktivistë ku gjysma ishin nga Kosova e gjysma tjetër nga i gjithë rajoni (Maqedonia, Serbia, Mali i Zi e Shqipëria).
Programi i kampit kishte përmbajte të ndryshme ku kryesisht ishte i mbuluar me program të organizatës TOKA.
Programet trajnuese kishin fokus sigurinë kibernetike nga Lorika Bina dhe Marigona Krasniqi, kujdesin ndaj vetës dhe mirëqenien e aktivistëve për të drejtat e komunitetit LGBTI nga Vigan Behluli, dhe historinë e lëvizjes feministe dhe LGBTI në Kosovë nga Linda Gusia.