
Sistemi prokurorial ka organizuar mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqit.
Mbledhja komemorative mbahet sot nga ora 11:00, në Amfiteatrin e ndërtesës të ish-Rilindjes.
Prokurori Enver Krasniqi ndërroi jetë të mërkurën e 3 marsit.
Ai ishte prokuror në rastin e hetimit të vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. /Insajderi.com