Mbahet meshë për Adem Demaçin

Mbahet meshë për Adem Demaçin

Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë do të mbahet mesha për shpirtin e veprimtarit, Adem Demaçi.

Mesha do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00 dhe do të udhëhiqet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Atdhetari Adem Demaçi u nda nga jeta të enjten në moshën 83 vjeçare dhe dje iu dha lamtumira e fundit.

Trupi i Demaçit është varrosur në Varrezat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës.