Mbahet “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

Mbahet “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

Tubimi për “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë ka filluar të enjten në orën 11:30.

Turma e mbledhur me moton “Bashkë dhe Krenarë” ka bërë një ecje nga Sheshi “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”, njofton Insajderi.

Në përkrahje të “Paradës së Krenarisë” janë parë edhe emra të njohur të politikës si: Adriana Matoshi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, e të tjerë.

Paradës i kanë paraprirë aktivitete të shumta përgjatë Javës së Krenarisë.

Përmes aktiviteteve përgjatë Javës së Krenarisë, është synuar fuqizimi i personave LGBTI për t’u përballur me diskriminimin e përditshëm në Kosovë. Java e Krenarisë edhe këtë vit ka adresuar çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare.Top of Form/Insajderi.com