Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të cilët punojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Spitalet Rajonale, në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat, kanë protestuar sot për një orë në vendet e tyre të punës, njofton Insajderi.
Kjo protestë e këtyre punëtorëve erdhi si shkak i mospërfshirjes në pagesat shtesë prej 300 eurosh për korrik dhe gusht.
Ata kanë paralajmëruar bojkotim të punës nëse nuk i marrin shtesat për këta dy muaj.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se edhe këta punëtorë janë të rrezikuar, prandaj duhet të përfshirën në listën për stimulim.
Ai po ashtu tha se punëtorët teknik janë edhe më të rrezikuar se vetë mjekët. Derisa e konsideron diskriminim, Azemi thotë se nuk merren parasysh kërkesat e tyre do i ashpërsojnë masat. /Insajderi.com