
Në Gjykatën Speciale në Hagë sot, e mërkurë, do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi.
Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara, seanca do të fillojë në orën 14:30.
Ajo do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesve të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë./Insajderi.com