
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet në ora 11: 00 ndërkaq seanca pritet të nisë në ora 12:00.
Debati parlamentar vjen pasi Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se do të shqyrtojë tarifat e energjisë elektrike, në bazë të kërkesës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes KEDS dhe Furnizuesit për Shërbim Universal për Energji Elektrike.
Ajo i ka ndarë konsumatorët në pesë kategori: A, B, C, D dhe E.

Faturat e energjisë elektrike.
Propozimi i ZRRE-së aktualisht është në konsultim publik.
Në rast se propozimi miratohet atëherë fatura e muajit shkurt do t’iu shkojë konsumatorëve me rritje.
Ndërkaq, ky propozim është kundërshtuar nga partitë opozitare në seancën e Kuvendit të mbajtur të enjten e kaluar.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës propozoi një projekt-rezolutë përmes së cilës kërkohej që të mos ketë ngritje të çmimeve, por ajo nuk u miratua pasi nuk gjeti edhe mbështetjen e Vetëvendosjes që ka numrin më të madhe të deputetëve në Kuvend./Insajderi.com