![Mbahet takimi i parë konsultativ i GP të AAK-së](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/unnamed-1-64-730x440.jpg)
Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur sot takimin e parë konsultativ, me ç’rast janë vendosur prioritetet dhe është shprehur gatishmëria për të dhënë kontributin e këtij grupi në avancimin e Kosovës.
Një unitet dhe vendosmëri qe u shpreh sot brenda Grupit, është dëshmi se suksesi është i garantuar.
Nga rezultatet e certifikuara të 6 tetorit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, AAK mori 13 mandate, thuhet në komunikatë.