UP mban konferencën shkencore ndërkombëtare për ekonomi

UP mban konferencën shkencore ndërkombëtare për ekonomi

Fakulteti Ekonomik në kuadër të Universitetit të Prishtinës mbështetur nga UNDP dhe Komisioni Europian do të organizojë konferencën e parë shkencore ndërkombëtare “Shoqëria e bazuar në dije si Strategji për Zhvillim më të shpejtë Ekonomik”.

Konferenca do të mbahet sot në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, raporton ekonomia-ks.

Konferenca do të promovojë hulumtimin shkencor, bashkëpunimin akademik dhe rrjetëzimin midis hulumtuesve në Kosovë dhe kolegëve të tyre nga rajoni i Ballkanit dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe do të bëhet promovimi i revistës së parë shkencore mbi ekonominë dhe shkencat shoqërore në Fakultetin Ekonomik.

Gjatë konferencës, hulumtuesit do të prezantojnë punimet e tyre shkencore teorike, të aplikueshme dhe institucionale në fushat relevante dhe bashkekohore. Konferenca është e orientuar ne baze te modelit të diskutimit të zhvillimeve bashkëkohore të biznesit dhe ekonomisë dhe problemeve që janë sfida globale.