Mbanin bastore ilegale, arrestohen dy llapjanë

Mbanin bastore ilegale, arrestohen dy llapjanë

Policia në Podujevë ka arrestuar dy persona si të dyshuar se në mënyrë të kundërligjshme kanë ushtruar veprimtarinë bastore sportive.

Në lokalin e tyre janë konfiskuar dëshmi materiale disa shtëpiza kompjuteri, printerë, tiketa të shtypura  si dhe gjera të tjera. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.