Mbërrijnë edhe 100 mijë vaksina anti-COVID-19 në Shqipëri

Mbërrijnë edhe 100 mijë vaksina anti-COVID-19 në Shqipëri

100 mijë vaksina anti-Covid “Sinovac” kineze kanë arritur në Shqipëri, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anti-Covid”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se mbërritja e këtyre vaksinave mundëson që deri në maj të vaksinohen 500 mijë qytetarë.

“Kjo i shërben vaksinimit të popullatës në përpjekje që të kryejmë 500 mijë vaksinime deri në muajin maj”, tha ajo. /Insajderi.com