Ka përfunduar zhvendosja e muxhahedinëve nga Iraku drejt Shqipërisë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, grupi i fundit prej 280 personazh është nisur dje për të mbërritur sot në vendin tonë.
Muxhahedinët jetonin në kampin “Liria” në Irak. Ndërkohë senatori amerikan John McCain, ka përshëndetur përfundimin e misionit të ardhjes së muxhahedinëve në Shqipëri.
“I shpreh falënderimet e mia qeverisë shqiptare. Gatishmëria dhe guximi për të pritur muxhahedinët është testament për vlerat e shqiptarëve”.
Sipas Zërit të Amerikës, “rreth 2 mijë anëtarë të organizatës së opozitës iraniane “Mojahedin-e-Khalq” pritet që të mbërrijnë në Shqipëri, pasi qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje me amerikanët. Në maj të vitit 2013, qeveria “Berisha” strehoi 210 muxhahedinë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për të mirëpritur edhe 2.000 të tjerë, nga 2.800 që ndodhen në “Kampin liria” në Irak”.
Çfarë janë muxhahedinët?
MEK është një lëvizje islamike e themeluar në shtator të vitit 1965 për të kundërshtuar lëvizjen “shah” në Irak dhe më tej për të luftuar kundër regjimit islamik i cili erdhi në pushtet nga revolucioni i dhunshëm dhe i vrasjeve në vitin 1979.
Ky grup u vendos në Irak në 1986 dhe ndërtuar kampin Ashraf pranë kufirit iranian, pasi i është dhënë statusi i refugjatëve nga presidenti i asaj kohe Adam Hyseni.
Uashingtoni e ka cilësuar si një organizatë terroriste pasi në 1997 vranë 6 amerikanë në vitin 1970. Në gusht të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr nga lista e organizatave të huaja terroriste, një grup muhaxhedinësh iranian të vendosur në Irak (Mojahedin-e-Khalq) ΜΕΚ.
Vendimi është marrë nga Sekretarja e Amerikane e Shtet, Hillary Clinton, i cili u argumentua në atë kohë me faktin se muhaxhedinët kishin hequr dorë nga dhuna dhe nga aktet terroriste dhe bashkëpunuan për mbylljen e kampit Ashraf, për shkak të të cilit ka pasur protesta të dhunshme me forcat e sigurisë të Irakut. /Gazetashqip.com