Mbesa e Thaçit “thumbon” kryeministrin Haradinaj: Mos kafsho dorën që të ushqen

Mbesa e Thaçit “thumbon” kryeministrin Haradinaj: Mos kafsho dorën që të ushqen

Evgjeni Thaçi, deputetja e PDK-së dhe njëkohësisht mbesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për mos largim të taksës 100% ndaj mallrave serbe edhe pas kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një reagimi në Facebook, Thaçi ka hedhur kritika ndaj ekzekutivit të Qeverisë Haradinaj ndërsa ka theksuar që të mos përfillësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kesh shtet me fuqi globale.

Postimi i plotë i Thaçit:

”Mos kafsho dorën qe te ushqen”, thonë amerikanet.

Ne jemi populli me pro-amerikan ne bote. Kjo dashuri ka ardhur natyrshem si rrjedhoje e mbeshtetjes historike qe ne shqiptaret kemi marr nga ShBA-ja.

Te mosperfillesh Ameriken duhet te kesh komoditetin e nje shteti me fuqi globale. Kam frike se ne nuk e kemi kete komoditet ? .

Ne kohen kur Kosova perballet me izolim nga BE-ja, probleme te brendshme socio-ekonomike, ngecje ne integrime dhe njohje… ne nuk mund te luajme me karten e kushtezimit ndaj aleatve tone strategjik kryesor!

Shpresoj se Amerika do ti shoh keto veprime si manovra momentale, lokale me qellime elektorale. #usa ?? #kosova ?? #unitedwestand”

“Mos kafsho doren qe te ushqen”, thone amerikanet. Ne jemi populli me pro-amerikan ne bote. Kjo dashuri ka ardhur…

Posted by Evgjeni Thaçi on Tuesday, 29 January 2019