
Fitore Geci, vajza e vëllaut të Gani Gecit do të jetë pjesë e listës për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Gani Geci përmes një statusi në Facebook, duke thënë se ishte zgjedhja e tij më e mirë “që elektorati ynë ta din që ne ishim dhe jemi pjesë e garës së LDK –ës”
“Fitore Geci është vajza e vëllaut tonë të madh Halil Gecit. Ka mbaruar fakultetin e Edukimt në Universitetin e Prishtinës , studion në Master. Është arsimtare në shkollën “Ibrahim Rugova në Obiliq . Kjo ishte zgjedhja ime më e mirë e mundshme që elektorati ynë ta din qe në ishim dhe jemi pjesë e garës së LDK –ës”, shkruan Geci në Facebook.
Afati i fundit për dorëzimine listave me kandidtatët për deputetë në Komisionin Qendrorë Zgjedhorë ka përfunduar mbrëmë në mesnatë. Ndërkohë që ende nuk është bërë publike lista e LDK-së. /Insajderi.com