
Ora policore do jetë nga ora 00:00 deri në 05:00 dhe orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 13:00, përcjell Insajderi.com.
Këto janë ndryshimet që pritet të bëhen sa i përket masave kundër përhapjes së Coronavirusit, tha për Shqip.com kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai tregoi se kështu janë informuar në takim me u.d e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, teksa shton se kanë marrë pjesë vetëm dy kryetarë komunash.
“Takimi ishte informues, jo koordinues. Kanë marrë pjesë vetëm kryetari i Mamushës dhe Suharekës. Ora policore do të jetë nga ora 00:00-05:00, ndërkaq orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00”, ka deklaruar Ibrahimi.
Tutje, Ibrahimi thekson se kanë kërkuar heqjen e plotë të orës policore si dhe largimin e bartjes së maskës në ambiente të jashtme.
Sipas tij, Kosova është i vetmi vend në rajon që ende ka orë policore, duke thënë se i kanë njoftuar edhe autoritetet sa i përket kësaj çështjeje.
Masat e diskutuara sot, pritet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës./Insajderi.com