Mbeturinat nuk pastrohen që dy vjet në kryeqytet

Mbeturinat nuk pastrohen që dy vjet në kryeqytet

Banorët e kryeqytetit në rrugën “Luan Haradinaj”, përballen çdo ditë me aromë kundërmuese nga disa shporta të plehrave të cilat nuk janë pastruar tash e dy vite.

Shportat recikluese të mbeturinave të cilat janë ndërtuar në vitin 2014 ishin të destinuara për klasifikim të mbeturinave, mirëpo hedhja e mbeturinave nuk bëhet në atë mënyrë.

Këto shporta nuk janë funksionale ani pse në to është një mal me mbeturina.

Banorët në këtë rrugë kanë bërë ankesë në Komunë dhe në Polici mirëpo asnjëherë nuk është ndërmarr asgjë për pastrimin e kësaj hapësire.

Hyrmet Nebiu ka dyqanin e tij përball kësaj shporte dhe ankohet se çdo ditë kundërmon aromë e keqe.

Qe dy vite kjo është kështu edhe këtu ka mbeturina të cilat nuk është duke i larguar askush, ka aq shumë mbeturina sa që nuk e dinë edhe çfarë kanë hedhur, ku më pas vjen edhe deri tek kundërmimi”, është shprehur Nebiu për Insajderin.

Po ashtu ai ka treguar se as hortikultura nuk merr ndonjë veprim për largimin e këtyre mbeturinave, ata largojnë vetëm mbeturinat të cilat gjenden në shportat mbi këtë hapësirë.

Banorët po ashtu janë ankuar edhe tek restorantet të cilët hedhin mbeturinat pa i mbështjellur ato.

Arben Jusufi ka thënë për Insajderin se “banorët dhe restorantet që janë për rreth hedhin mbeturina dhe pastaj nga mbeturinat e hedhura mblidhet yndyra e tyre ku vinë edhe insekte të shumta.

“Po ashtu edhe gjatë festave siç është ajo e Bajramit, banorët hedhin mbetje të kafshëve të cilat i therin për festën e tash ato mbetje tash e një vit nuk janë larguar nga aty”, është shprehur Jusufi.

Këto shporta janë të destinuara për klasifikimin e mbeturinave mirëpo që nuk mirëmbahen nga qytetarët.

Mbeturinat në kryeqytet janë të shumta dhe çdo ditë banorët e shumë lagjeve ankohen për mos hedhjen e tyre në vende adekuate. /Insajderi.com