Mbi 1 mijë e 800 vdekje nga COVID-19

Mbi 1 mijë  e 800 vdekje nga COVID-19

1.803 qytetarë kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.

Të mërkurën u regjistruan 17 vdekje të reja karshi 781 rasteve të reja me COVID-19.

Ndërsa, u shëruan 764 sosh brenda njëzetekatër orëve.

Rastet aktive momentalisht janë 12.808, përcjell Insajderi.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve është 84.498, ndërsa i të shëruarve 69.887.

Prishtina mbetet vatra e pandemisë. Vetëm gjatë ditës së fundit në kryeqytet u raportuan 243 raste të reja. /Insjaderi.com