Mbi 1 mijë pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale, 55 në gjendje të rëndë shëndetësore

Mbi 1 mijë pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale, 55 në gjendje të rëndë shëndetësore

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht në Klinikat COVID dhe në Spitalet e Përgjithshme janë të shtrirë një mijë e 51 pacientë pozitiv me COVID-19, njofton Shqip.com.

Sipas njoftimit, 55 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 952 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

“Në QKUK, 392 pacientë të shtrirë, 382 prej tyre Covid-19 pozitivë, 331 me oksigjeno-terapi: – Klinika Infektive, 116 pacientë, – Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 89 pacientë, -Klinika Infektive 3 (Interno), 70 pacientë, – Mjekimi Intensiv Qendror Covid- 19, 14 pacientë, – Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë, – Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë, – Klinika e Gjinekologjisë, 28 pacientë”, thuhet ndër të tjera në postimin e ShSKUK-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se në Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 747 pacientë, prej të cilëve 669 janë pozitivë me COVID-19, ndërsa 621 me oksigjeno-terapi.

Ndryshe, të enjten janë regjistruar 18 vdekje dhe dy mijë e 295 raste pozitive me COVID-19. /Shqip.com