![Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/10/COVID-1-730x440.jpg)
1 mijë e 95 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.
Gjatë ditës së fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe 14 infeksione të reja.
Ndërsa, njëjtë sa numri i infeksioneve ditore kishte edhe të shëruar, të hënën.
Tash, totali i infeksioneve ka shkuar në 160 mijë e 400, ndërkaq numri i personave që e kanë kaluar Coronavirusin arriti në 156 mijë e 333.
Por, gjatë ditës së fundit u regjistruan edhe dy vdekje për ta çuar numrin e personave që kanë ndërruar jetë si rezultat i pandemisë në 2 mijë e 972.
Procesi i vaksinimit
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/10/vaksinat.jpg)
Vaksina COVID-19
Për njëzetekatër orë u regjistruan edhe 9 mijë e 795 qytetarë.
Mbi 824 mijë e kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Ndërsa, më shumë se 632 mijë njerëz kanë kryer procesin me të dy vaksinat.
Shteti administron 1 milion e 456 mijë e 845 vaksina.
Detajet për vdekjet
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/10/Vdes-nga-COVID-19-1.jpg)
Ilustrim
Dy personat e vdekur gjatë ditës së fundit ishin të moshës 60-69 vjeçare.
Njëra ishte grua e tjetri burrë.
Viktimat janë nga Prizreni dhe Klina.
Infeksionet nëpër komuna
Si rradhë ditë, Prishtina nuk ka pasur më së shumti raste me COVID-19 brenda ditës.
Gjatë njëzetekatër orëve të fundit, Gjilanit kishte më së shumti; pesë sosh.
Pasuar nga Prishtina tri e Deçani 2.
Ndërsa, Obiliqi, Kamenica, Mitrovica e Malisheva ka një rast.
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/10/rastet-aktive100.png)
Rastet aktive nëpër qytete
Rastet aktive
Kryeqyteti vazhdon të ketë mbi 200 raste aktive me Coronavirus.
Pasuar nga qytete si; Gjilani, Ferizaj, Prizreni, Rahoveci, Mitrovica etj. /Insajderi.com
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/10/rastet-aktive101-1024x266-1.png)
Rastet aktive nëpër qytete