Mbi 10 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19

Mbi 10 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19

Që kur ka filluar procesi i vaksinimit në Kosovë, mbi 10 mijë persona e kanë marrë kurën kundër Coronavirusit, përfshirë këtu edhe stafin shëndetësor.

Kështu ka bërë të ditur Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

Ai para mediave ka bërë të ditur vaksinimi i personave mbi moshën 80-vjeçare është duke vazhduar dhe se nga e mërkura ka filluar vaksinimi edhe i qytetarëve me dializë.

“Siç po e shihni sot ka filluar vaksinimi i personave me dializë dhe kanë filluar të vinë pacientët e parë. Deri më tani i kemi gjashtë persona me dializë që janë vaksinuar. Deri tani janë vaksinuar 10 mijë persona. Të gjithë ata që janë të vaksinuar, në kartelën që e kanë marrë me vete është e specifikuar që duhet të marrin edhe dozën e dytë”, ka deklaruar Bardhi./Insajderi.com