Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19

Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19

Mbi 10 mijë raste me COVID-19 janë aktive në vend, saktësisht 10.191, njofton Insajderi.

Ditëve të fundit janë shtuar në mënyrë drastike infeksionet.

Vetëm të premten Kosova regjistroi rekordin e zi të rasteve brenda ditës. Hiq më pak se 963.

Ndërsa me 13 vdekjet e së premtes, numri i viktimave nga pandemia ka arritur në 798.

Pandemia që shpërtheu më 13 mars në fillim kishte kapluar dukshëm Malishevën e Vitinë. Por, tani kryeqyteti është vatra Coronavirusit.

Vetëm dje u raportuan 347 raste të reja në Prishtinë. /Insajderi.com