
10.091 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, ka raportuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të mërkurën e 10 marsit.
Gjatë njëzetekatër orëve të fundit, u regjistruan 529 infeksione të reja e 333 të shëruar.
Totali i rasteve ka shkuar në 74.748, ndërsa i të shëruarve 62.983.
Në ditën e fundit ndërruan jetë gjashtë të infektuar, për ta quar numrin e vdekjeve në 1.674.
Prishtina mbetet vatra e pandemisë, vetëm të mërkurën u regjistruan edhe 191 raste të reja. /Insajderi.com