Mbi 10 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, që nga dhjetori i vitit të kaluar kur ka filluar dhënia e këtyre vaksinave, njofton Insajderi.
Xhevrije Canolli, mjeke familjare në këtë Qendër ka treguar se për cilën kategori të personave rekomandohet të merret kjo vaksinë.
“Kjo vaksinë u rekomandohet personave mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike, grave shtatzëna, ndërsa nuk u rekomandohet personave me alergji dhe sëmundje kronike”, ka thënë ajo.
Canolli tutje tha që këtë vaksinë munden ta marrin edhe të gjithë qytetarët e tjerë pasi nuk ka akoma një vaksinë për Covid-19 në vendin tonë.
Përderisa Bahtije Breznica, tha që për çdo vit e merr këtë vaksinë, raporton EO.
“Jam e kënaqur që po e marr këtë vaksinë dhe nuk kam më frikë me marrë këtë vaksinë”.
Në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë, UNICEF ka arritur t’i sigurojë 165 000 doza të vaksinës kundër gripit, 60 për qind më shumë se në vitin 2020. /Insajderi.com