Mbi 10 të shoqëruar për vrasjen e djeshme në Elbasan

Mbi 10 të shoqëruar për vrasjen e djeshme në Elbasan

Mbi 10 persona janë shoqëruar deri më tani në polici për tu intervistuar lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit nga Arbër Papleka, ish-efektiv policie që tashmë është arrestuar, transmeton Insajderi.

Në kërkim për këtë ngjarje të ndodhur dje në Elbasan, është shpallur Klement Xhaferri.

Xhaferri është një emër i njohur për policinë e Elbasanit dhe kryeqytetit, ka qenë i hetuar edhe nga prokuroria për një përplasje të ndodhur në Elbasan në 2017 kur pati të shoqëruar dhe ndaluar ku u rrezikua edhe jeta e një punonjësi të policisë në tregun agro-ushqimor në Elbasan, raporton TCh.

Ditën e djeshme Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, nga një përplasje mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Ai u qëllua nga Arbër Papleka, një ish-efektiv policie. Ndërkohë PD dhe PS kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për ngjarjen.

Të plagosur mbetën edhe katër persona, një prej të cilëve dhëndri i viktimës, si dhe një efektive policie, Xhensila Sota. /Insajderi.com