Mbi 100 mijë infeksione me COVID-19

Mbi 100 mijë infeksione me COVID-19

Më pak se 400 ditë që kur shpërtheu pandemia COVID-19, tashmë infeksionet e kanë kaluar njëqind mijëshin.

Saktësisht, më 15 Prill, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik raportoi se në Kosovë janë regjistruar 100.135 raste.

Këto infeksione janë rezultat i 490.546 mostrave.

Fatkeqësisht, të enjten u regjistruan edhe 17 vdekje për ta dërguar numrin në 2.039 persona që kanë humbur betejën me Coronavirusin. /Insajderi.com