Mbi 100 mijë njerëz janë shtruar në spital për COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë e cila po ndodhë për herë të parë që nga janari, transmeton Insajderi.com.
Rritja e shifrave të fundit të nxitur nga variant i ri Delta, është më shumë se dyfishi i asaj që kishte qenë në të njëjtën ditë në vitin e kaluar, raporton CNN.
Sipas studiuesve dhe spitaleve, shumica dërrmuese e pacientëve të shtruar të këtij viti janë të pavaksinuar.
Rritja e numrit të të shtrirëve në spital dhe rastet me COVID-19 në SHBA kanë filluar që nga fundi i qershorit kur varianti Delta filloi dominimin në këtë shtet.
SHBA ka mesatarisht më shumë se 152 mijë e 400 raste të reja të COVID-19 në ditë gjatë javës së kaluar, kështu më shumë se 13 herë sesa shifra ishte rreth nëntë javë më parë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. /Insajderi.com