
100.620 doza vaksinash Pfizer kanë arritur në Kosovë.
Kjo falë programit COVAX që përfshinë edhe vendin tonë, njofton Insajderi.
“100, 620 vaksinat e siguruara përmes COVAX janë një hap i rëndësishëm për të ndjekur planin e vaksinimit me ritme të shpejta dhe pandërprerë, sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në kumtesë thuhet se vaksinimi është forma thelbësorë për t’i dhënë fund pandemisë.
Kosova deri më tash nuk ka arritur të blejë vaksinat – të gjitha dozat në dispozicion janë donacione.
Në vendin tonë deri më tash si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 2.242 qytetarë. /Insajderi.com