Mbi 100 policë të infektuar me Coronavirus në Kosovë

Mbi 100 policë të infektuar me Coronavirus në Kosovë

580 zyrtarë policorë janë infektuar me Coronavirus që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë, më 13 mars, njofton Insajderi.

Për momentin numri i policëve aktivë të infektuar me virusin Corona në vend është 117.

Këto shifra i ka bërë publike drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një konferencë për media bashkë me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemajn dhe drejtorin e IKSHPK-së Naser Ramadanin, ku tutje u njoftua edhe për raportin e përditshëm sa I përket situatës epidemiologjike në Kosovë. /Insajderi.com