Mbi 100 zyrtarë të infektuar me COVID-19 në ministrinë që drejtohet nga Agim Veliu

Ministria e Brendshme është vatër e coronavirusit pasi 100 zyrtarë janë infektuar me këtë virus.

Mbi 100 zyrtarë të infektuar me COVID-19 në ministrinë që drejtohet nga Agim Veliu

Mbi 100 zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive që funksionojnë në kuadër të Ministrisë së drejtohet nga Agim Veliu, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

20 prej të infektuarve janë staf civil, katër zyrtarë nga kabineti i ministrit Veliu dhe 80 zyrtarë policorë, raporton Express.

Detajet rreth gjendjes së tyre ka dhënë Zyra për Informim në MPB. Sipas këtij institucioni, gjendja e të infektuarve është stabile.

“Deri me sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencitë e MPB-së, gjithsej janë të infektuar 104 zyrtarë me COVID -19, ku nga ta 20 zyrtar janë nga stafi civil, 4 zyrtarë nga kabineti i ministrit si dhe 80 janë zyrtarë policor. Sipas raportimeve gjendja e tyre është stabile ku të gjithë të infektuarit janë të vetë izoluar në shtëpitë e tyre, në përjashtim të 6 zyrtarëve policor që gjenden në spital për trajtim”, thuhet në përgjigjet e MPB-së”, thënë për express.

Shumë figura politike janë infektuar me COVID-19, por edhe nëpër institucione – për këtë është duke u punuar me orare të shkurtuara. /Insajderi.com/