Mbi 1000 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Mbi 1000 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës janë dhënë 1680 gjoba të trafikut për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor.

Po ashtu sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës janë shënuar 58 aksidente trafiku, ku prej tyre 24 janë me të lënduar ndërsa 34 janë me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të fundit 21 persona janë arrestuar, 13 janë dërguar në mbajte ndërsa 3 janë dërguar në vuajte  të dënimit./Insajderi.com