Mbi 11 mijë e 500 raste aktive me COVID-19

Mbi 11 mijë e 500 raste aktive me COVID-19

11.551 raste aktive me COVID-19 janë momentalisht në Kosovë. Pjesa më e madhe të vet-izoluar nëpër shtëpi.

Gjatë së martës numri i infeksioneve aktive ra, kjo pasi u shëruan 555 të infektuar e u infektuan 329.

Sipas raporteve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik deri më tash numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është 46.909, ndërsa i të shëruarve në 34.155.

Me pesë vdekjet e regjistruara të hënën, numri vdekjeve shkoi në 1.203. /Insajderi.com