Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 12 mijë e 609 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 101 mijë e 153 persona, derisa numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në dy mijë e 61 pacientë.

Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 86 mijë e 483 pacientë.

Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan tetë viktima, 498 raste të reja dhe 641 pacientë të shëruar. /Insajderi.com