Shoqata e të zhdukurve në Podujevë ka bërë të diturse edhe pas 21 vjetësh ende nuk janë zbardhur krimet e bëra nga Serbia ndaj popullatës shqiptare në Kosovë gjatë luftës së fundit, njofton Insajderi.
Me anë të një komunikate për media, kjo shoqatë sa i përket të zhdukurve ekziston një regjistër, i cili mund të përdoret për të biseduar para arritjes së ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi, por sipas tyre nuk ka data-bazë dhe të dhëna zyrtare mbi numrin e të vrarëve gjatë luftës të vitit 1989/1999.
Po ashtu, kjo shoqatë theksoi se në librat Institutit për hulumtimin e krimeve të luftës vetëm në Komunën e Podujevës mungojnë emrat e mbi 120 personave të vrarë.
Komunikata e plotë:
“Këto ditë po flitet për një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes të Republikës të Kosovës dhe Republikës të Serbisë. Në këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse po thuhet se do të përfshihen edhe dëmet e luftës, e në rend te parë të zhdukurit dhe viktimat e luftës.
Sa i përket të zhdukurve sa do pak ekziston një regjistër i cili mund të përdoret sa për të biseduar para kësaj marrëveshje. Mirëpo kur bëhet fjalë për personat e vrarë gjendja është krejt ndryshe.
E vërteta është se në Republikën e Kosovës nuk ka data bazë dhe të dhëna zyrtare mbi numrin e të vrarëve gjatë luftës të vitit 1989/1999.
Krejt qa kanë bërë institucionet e Republikës të Kosovës për 21 vite kanë formuar një Institut për hulumtimin e krimeve të luftës, i cili institut për shtatë-tetë vite punë përveç kanë shpenzua mjete të taksapaguesve të qytetarëve të Kosovës ka arrit dhe t’i publikojnë dy libra me 600 të vrarë. Libri i parë me 300 të vrarë ka qenë kopjim nga një libër i një autori tjetër.
Gjatë kësaj periudhe 21 vjeçare edhe disa OJQ-që dhe disa autori kanë publikuar disa libra për krimet e luftës në Kosovë. Këto libra shumica ka qenë të kopjuara nga njëra tjetra.
Vetëm në Komunën e Podujevës në këto libra mungojnë emrat e mbi 120 personave të vrarë. Por nëse e llogaritim numrin e peronave që kanë gjete vdekjen neper male, për mungesë të mjekut, barnave dhe ushqimit e qe sipas ligji për viktima civile të luftës llogariten si viktima të luftës, numri do të ishte shume ma i madhe.
Është e domosdoshme që Qeveria por edhe Parlamenti i Republikës të Kosovës të merren seriozisht me këtë çështje, jo vetëm për fushata elektorale dhe për marketing polik, po me veprime konkrete.
Ideja që përsëri të formohet instituti për hulumtim e krime të luftës nuk do të ishte asgjë tjetër pos shpenzime të parasë të taksapaguesve të Kosovës dhe zvarritje e zbardhjes së të vërtetës të krimeve serbe kundër popullatës civile ne Kosovë.
Ideja ma e mirë do të ishe të veprohet ashtu si ka veprua Kroacia pas luftës për formimin e Departamenti për krime të luftës në kuadër të Ministrisë të Drejtësisë.
E vërteta është së për të gjitha krimet serbe kundër shqiptarëve të Kosovës ka dëshmi, ka fakte të mjaftueshme vetëm nevojitet vullneti i institucioneve të Republikës të Kosovës”. /Insajderi.com