Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19

Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19

13.106 raste aktive janë me COVID-19, një pjesë të hospitalizuar për trajtim – është raportuar se shumë klinika janë stërmbushur.

Kjo pasi çdo ditë po raportohen shumë infeksione. Të premten u regjistruan 860 raste të reja, ndërsa u shëruan 682 sosh.

Numri i të infektuarve është 86.194, ndërsa i të shëruarve 71.269.

Që nga 13 marsit vitit kaluar kur shpërtheu pandemia, kanë vdekur 1.819 qytetarë – brenda njëzetekatër orëve të fundit humbën jetën edhe gjashtë të infektuar.

Prishtina mbetet vatra e pandemisë, gjatë ditës së fundit u raportuan 287 infeksione të reja. /Insajderi.com