Koordinatori i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi ka deklaruar se deri më tani në mbarë vendin janë dhënë mbi 133 mijë e 500 vaksina kundër COVID-19, shkruan Insajderi.
Ai ka thënë së deri në mesditë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë u vaksinuan mbi 280 persona me dozën e parë dhe të dytën të vaksinës anti-COVID, ndërsa në nivel vendi u vaksinuan mbi 600 persona.
“Siç po shihni edhe sot në sallën ‘1 Tetori’ po vazhdon procesi i vaksinimit, ku aktualisht deri më tani kemi mbi 280 të vaksinuar, me dozën e parë dhe të dytë, Astra Zeneca dhe vaksinës Pfizer. Po ashtu edhe në nivel vendi nëse i referohemi deri në këto qaste kemi mbi 600 të vaksinuar. Ndërsa totali i përgjithshëm në nivel vendi nga 29 marsi e deri në këto qaste ka mbi 133 mijë e 500 vaksinime të realizuara deri tash”, tha ai.
Ai më tej, ka theksuar se grupet prioritare për vaksinim masiv momentalisht në Kosovë janë, grup-moshat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike pa dallim moshe, mësimdhënësit si dhe forcat e sigurisë të përfshira drejtpërdrejt në menaxhimin e COVID-19.
Kujtojmë se nga 15 qershori në Kosovë ka nisur procesi masiv i vaksinimit, ndërsa Qeveria ka premtuar se deri në fund të vitit do të vaksinohet 60 për qind e popullatës./Insajderi.com