Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka pranuar 14 mijë e 625 pako me fletëvotime nga votuesit jashtë Kosovës, njofton Insajderi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pranimi i këtyre pakove po bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe vëzhguesve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës.
Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 14 mijë e 625. Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara”, tha Elezi për EO.
Ai tutje bëri të ditur se KQZ-ja do t’i pranojë fletëvotimet nga jashtë Kosovës deri më 12 shkurt, pasi ky është një afat që del nga ligji për zgjedhjet e përgjithshme./Insajderi.com