Mbi 14 mijë raste aktive me Coronavirus

Mbi 14 mijë raste aktive me Coronavirus

Që nga 13 marsi kur u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë e deri tani, në Kosovë janë konfirmuar 94 mijë e 656 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deri tani janë testuar 451 mijë e 922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa një mijë e 934 raste kanë përfunduar me vdekje.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 78 mijë e 702 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14 mijë e 20.

Ndryshe, sot (e mërkurë) kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, me qëllim të kontrollit, parandalimit dhe luftimit të pandemisë COVID–19./Insajderi.com