Mbi 15 mijë persona do të jenë pjesë e mbarëvajtjes së zgjedhjeve

Mbi 15 mijë persona do të jenë pjesë e mbarëvajtjes së zgjedhjeve

15 mijë e 110 persona do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve më 14 shkurt.

Kështu deklaroi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të mërkurën, njofton Insajderi.

Gjatë mbledhjes u mor vendimi edhe për shtypjen e flet-votimeve.

Votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa do të shtypen 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë. /Insajderi.com