
Që nga muaji mars kur ka filluar procesi i vaksinimit në Kosovë, mbi 150 mijë qytetarë janë imunizuar me dozën e parë, njofton Insajderi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157 mijë e 338 doza të vaksinës.
Ndërsa, deri më sot 29 mijë e 314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCOVID, ku janë lejuar ahengjet familjaret, aktivitetet sportive, mbrëmjet e maturës etj.Insajderi.com