
Që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia në Kosovë janë regjistruar 152 mijë e 658 infeksione me COVID-19.
Gjatë njëzetekatër orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë, raportoi për 489 infeksione të reja.
859 persona janë shëruar, të hënën – për ta dërguar numrin e atyre që e kaluan Coronavirusin në 124 mijë e 711 sosh.
Rastet aktive janë 25 mijë e 290.
Ndërsa, numri i vaksinave të dhëna ka tejkaluar 900 mijëshin.
Të hënën, Kosova pranoi edhe një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 500 mijë vaksina. /Insajderi.com