Të hënën në nivel vendi janë dhënë mbi 16 mijë doza të vaksinës kundër Coronavirusit.
Kështu numri total i të imunizuarve ka arritur në rreth 374 mijë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
“Mbi 16.000 doza të administruara të vaksinës kundër COVID-19 sot në Kosovë. Vaksinimi i shpejtë i popullatës nuk ka alternativë, aq më tepër që varianti Delta (SARS-COV 2) po përhapet shpejt tek të gjitha grupet dhe në veçanti te grupmoshat e reja.
Vaksinimi nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër mbylljes! Komplimente për Ekipin menaxhues dhe ekipet e vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Sipas planit shtetëror për vaksinim, deri në fund të vitit është paraparë të vaksinohen 60 për qind e popullatës mbi 18 vjeç./Insajderi.com