
Mbi 16 mijë persona kanë hynë në Shqipëri, vetëm shtunën.
Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, ka bërë të ditur se vetëm sot kanë hyrë në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Marinë) gjithsej 16 560 shtetas të huaj me rreth 4158 mjete.
“Në pikën e kalimit kufitar në Morinë, është shënuar fluksi më i lartë i hyrjeve me rreth 15667 shtetas të huaj, më pas vjen pika e kalimit Qafë Morinë me 515 shtetas për të vijuar me Qafë Prushin, ku kanë hyrë vetëm gjatë ditës së sotme 310 shtetas të huaj dhe nga pika e kalimit kufitar në Shishtavec kanë hyrë 68 persona”, tha Kuçana për ATSH-në.
Shqipëria është një nga destinacionet kryesore për kosovarët, që kalojnë sidomos vikendin në shtetin shqiptar. /Insajderi.com