Mbi 160 mijë infeksione me COVID-19

Mbi 160 mijë infeksione me COVID-19

160 mijë e 27 infeksione me COVID-19 janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë më 13 marsin, vitin e kaluar.

Ministria e Shëndetësisë, të mërkurën ka regjistruar edhe 66 raste të reja pozitiv.

Pos infeksioneve, gjatë njëzetekatër orëve të fundit u raportuan edhe dy vdekje – për ta çuar numrin e personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e Coronavirusit në 2 mijë e 949.

Lajm i mirë është që brenda ditës janë shëruar edhe 221 qytetarë. Deri më tash rreth 154 mijë persona kanë arritur ta mposhtin Coronavirusin.

Raste aktive aktualisht janë 3 mijë e 185.

Detaje rreth vdekjeve

Punonjësit shëndetësor duke hequr trupat e pajetë nga COVID-19

Një person që ndërroi jetë ditën e fundit ka qenë i moshës 50-59 vjeç, ndërsa tjetri ishte 70-79 vjeç.

Njëa ishte e gjinisë femërore e tjetri i asaj mashkullore.

COVID-19 nëpër komuna.

Ambulanca për COVID-19

Gjilani priu me më së shumti raste pozitive me COVID-19, në total 9.

Pasuar nga Prishtina 8 e më pas Fushë Kosova 5.

Lipjani, Drenasi, Vushtrria dhe Mitrovica kishin nga 4 sosh.

Infeksionet COVID-19 brenda njëzetekatër orëve të fundit nëpër qytete

Rastet aktive

Më shumë se 550 raste aktive me COVID-19 janë në kryeqytet, pason Prizren me mbi 200 sosh.

Pastaj vjen, Ferizaj, Peja, Podujeva, Mitrovica, Gjilani etj.

Rastet aktive me COVID-19 nëpër qytetet e Kosovës

Vaksinimi

Gjatë ditës së fundit ka vazhduar procesi i vaksinimit, ku në total u dhanë 13 mijë e 414 vaksina.

Tash rreth 793 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërsa, mbi 520 të tjerë kanë arritur që ta përfundojë procesin me të dy dozat.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se administron 1 milion e 312 mijë e 912 vaksina. /Insajderi.com

Qendër e Vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë