Shtetasit e Kosovës rradhiten në vendin e katërt, ku jetojnë 18.354 persona, pas të cilëve vijnë shtetasit e Serbisë me 13.670 persona, pasuar nga ata të Maqedonisë me mbi 13 mijë persona.
Gjatë vitit 2015, popullata në Kantonin e Cyrihut ka shënuar një rritje të konsiderueshme.
Nga 20.023 banorë më shumë se një vit më parë janë numëruar në kantonin me numrin më të madh të banorëve në Zvicër. Kështu, në fund të vitit 2015 në këtë kanton jetonin 1 milion e 463.459 banorë, ose 1.4% më shumë se një vit më parë, njoofton Zyra për Statistikë e Kantonit të Cyrihut.
Më së shumti në rritjen e popullatës ka ndikuar migrimi nga jashtë, gjegjësisht ai është shkaktar i dy të tretave të kësaj rritjeje, transmeton albinfo.ch. Pjesa tjetër vjen nga lindjet, gjegjësisht nga epërsia që ka pasur gjatë kësaj periudhe numri i lindjeve ndaj atij të vdekjeve.