
2.593 raste aktive me COVID-19 janë momentalisht në Kosovë, njofton Insajderi.
Situata me pandeminë është më e qetë, pasi numri i infeksioneve ka rënë ditëve të fundit.
Të premten, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi për 18 raste dhe 412 të shëruar.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 107.354, ndërsa I të shëruarve 102.519.
Gjatë njëzetekatër orëve të fundit nuk u regjistrua asnjë vdekje, por deri më tash nga pandemia kanë pësuar 2.242 qytetarë. /Insajderi.com