Dy mijë e 300 persona deri tani e kanë marrë vaksinën kundër Coronavirusit në Preshevë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi, i cili ka thënë se pacientët kanë mundësi të zgjedhin nga disa lloje të vaksinave.
Arifi ka thënë se shqiptarët në këtë komunë nuk kanë dyshime në marrjen e vaksinave dhe se Serbia nuk i ka diskriminuar në vaksinim.
“S’ka shqiptar që dyshon në vaksina. Deri tani ne nuk kemi parë një krahasim nga vendet tjera në Serbi që na duket se jemi të diskriminuar dhe kjo na vie shumë interesant”, ka deklaruar ai në emisionin Frontal në T7.
Tutje, kryetari i Preshevës ka thënë se shqiptarët e kësaj komune që jetojnë në Kosovë mund ta marrin vaksinën nëse janë të pajisur me dokumentacionet e duhura, ndërsa kosovarët që nuk janë të regjistruar në këtë komunë nuk mund ta marrin atë./Insajderi.com