Mbi 20 projektet kapitale për Prishtinën pa pjesëmarrjen e Komunës

Mbi 20 projektet kapitale për Prishtinën pa pjesëmarrjen e Komunës

Janë njëzetë e dy projekte kapitale që janë paraparë se do të implementohen në Prishtinë dhe zonat përreth saj, gjatë vitit 2018, por në to nuk do të marrë pjesë Komuna e Prishtinës.

Këto janë projekte të financuara nga buxheti i konsoliduar i shtetit, implementimi i të cilave do të menaxhohet nga Qeveria e Kosovës, e jo nga Komuna.

I vetmi projekt, për të cilin kanë ndarë mjete nga buxheti i tyre edhe Qeveria qendrore e edhe ajo lokale, është ndërtimi i spitalit të Prishtinës, shkruan Koha Ditore.