Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka siguruar të gjithë qytetarët se ueb sajti për tërheqjen e 10 përqindëshit është i sigurtë, njofton Insajderi.
Ky reagim është bërë pasi faqja e këtij institucioni është sulmuar, disa minuta pasi është hapur aplikimi për tërheqjen e kursimeve.
“Ju informojmë se pas vështirësive të paraqitura gjatë fazës së lansimit të portalit të Trustit (trusti10.org) me qëllim të tejkalimit të këtyre problemeve është gjetur një zgjidhje alternative në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit – ASHI”.
“Ekspertët e ASHI-së dhe të Trustit kanë realizuar një zgjidhje teknike duke u bazuar në praktikat më të mira të sigurisë, ku është aplikuar certifikata e sigurisë së domainit *.rks-gov.net, e cila nuk i rrezikon shërbimet ekzistuese të domainit .rks-gov.net, e as sigurinë e certificates”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se gjashtë orë pas hapjes së aplikimit, 200 mijë kontribuues kanë aplikuar për tërheqjen e kursimeve në Trust./Insajderi.com